HomeSport

Mbrëmje plot me surpriza! Rejnxhërs shtang Lajpcigun dhe sfidon në finalen e Europa Ligës gjermanët e Frankfurtit

Mbrëmje plot me surpriza! Rejnxhërs shtang Lajpcigun dhe sfidon në finalen e Europa Ligës gjermanët e Frankfurtit

Sa shumë surpriza në Ligën e Europës, Rejnxhërs-Frankfurt është finalja e madhe e cila do të zhvillohet në datën 18 maj në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevija.

Skuadra skoceze, arriti të shtangte gjermanët e Lajpcig, duke triumfuar me rezultatin 3-1, ndërkohë që në sfidën e parë ishin mposhtur me rezultanin 1-0.

Ndërkohë në sfidën tjetër, gjermanët e Eintraht Frankfurtit bërën detyrën në shtëpi, ndaj Uest Hemit, duke fluturuar me meritë drejt finales së madhe. Edhe në sfidën e parë “Hirushja” e Ligës së Europës, triumfoi në Angli me rezultatin 2-1.