HomeAktualitet

Video/ Kur Kryemadhi u bënte thirrje demokratëve të braktisnin Bashën: Rama ka nënshtruar Lulin e Vogël, por jo shqiptarët

Video/ Kur Kryemadhi u bënte thirrje demokratëve të braktisnin Bashën: Rama ka nënshtruar Lulin e Vogël, por jo shqiptarët

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një video të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi gjatë fushatës selektorale të 25 qershorit 2017.

Në video shfaqet me zë dhe figurë Monika Kryemadhi në një nga takimet elektorale të LSI-së, para se të bëhej aleate me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Monika e ka quajtur e quajtur kreun e PD-së “Luli i vogël”, dhe duke e akuzuar se nënshtrohet nga kryeministri Edi Rama.

“Edi Rama ka nënshtruar Lulin e Vogël, por nuk mund të nënshtrojë shqiptarët”,deklaron Kryemadhi në këtë takim.

Njëherësh kryetarja e LSI Monika u ka bërë thirrje demokratëve të thjeshtë të rreshtohen kundër Lulit të Vogël.

Për kujtesë po e japim videon e këtij takimi elektoral të para 11 muajsh.(TemA)