HomeAktualitetDebat

NON GRATA në vendin e krimit të 21 Janarit! Sherr me gazetarin: Pse nuk reaguat kur u vranë 4 njerëz në 21 Janar? Saliu: Ti do të gënjesh, ata po i gjuanin me plumba xhamave të kryeministrisë

NON GRATA në vendin  e krimit të 21 Janarit! Sherr me gazetarin: Pse nuk reaguat kur u vranë 4 njerëz në 21 Janar? Saliu: Ti do të gënjesh, ata po i gjuanin me plumba xhamave të kryeministrisë

Non grata Sali Berisha u kthye më në fund te vendi i krimit aty ku ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Sot doktor `mortja kishte dalë të protestonte për ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku një i ndaluar kreu vetvrasje.

Teksa po jepte një prononcim për media nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, Berisha u pyet nga gazetarët pse nuk reagoi në lidhje me vrasjet e 21 janarit dhe po reagon tani.

Berisha u shpreh se dy ngjarjet nuk mund të krahasohen pasi në rastin e protestës së 21 janarit kishim persona që po agresionin Gardën dhe po qëllonin me plumba ndaj kryeministrisë, ndërsa në rastin e të riut në Kavajë, ky i fundit ishte në qeli dhe i pambrojtur.

“Kanë humbur jetën 4 njerëz në një demonstratë që po gjuhej me plumba drejt kryeministrisë. Janë të filmuara. Nëse doni të gënjeni para kamerave, ju mund të turpëroni veten deklaro mashtruesi i pafgytyrë Berisha.

Ka harruar se historia e çadrave dhe thikave pistolet dhe e plumbave mbi xhama është treguar dhe nuk ka shqiptarë që nuk e di por ky mjeran i kapur nga skleroza mendon se vuan dhe shqiptarët nga mungesa e kujtesës.

Ja çfarë flet i kapur nga paranojat““““;

Ka patur plumba në xhama, përveç mediave që nuk duan t’i shohin, se të tjerat i kanë dhënë.

Është Sali Berisha ai që ka kërkuar në mënyrë të përsëritur në parlament shpalljen e tyre, vrasjen e shtetërore padashje, po them për Gërdecin këtu. Pse e kam bërë këtë? Se garantimi i vendit ka qenë i Ministrisë së Mbrojtjes.

Këta zotërinjtë këtu janë vlerësuar që të gjithë dhe janë dhënë disa dënime për tejkalim të kompetencave nga Garda. Garda u agresua dhe ka një ligj, nëse ushtari i Gardës agresohet njëherë, qëllon në ajër, nëse agresohet për së dyti, qëllon te këmbët dhe nëse agresioni vazhdon asgjesohet personi.

Garda nuk vepron me urdhër vepron me një ligj që e miratoi qeveria socialiste. Të krahasosh një person që qëllon me gur me dinamit ndaj gardës me një njeri që ndodhet në qeli dhe del i vdekur, ka një verbëri militanteske”, tha Berisha.