HomeBota

Pa jelek antiplumb/ Kryeministri kanadez mbërrin në Ukrainë, viziton Irpinin e bombarduar dhe të kontrolluar nga forcat ruse

Pa jelek antiplumb/ Kryeministri kanadez mbërrin në Ukrainë, viziton Irpinin e bombarduar dhe të kontrolluar nga forcat ruse

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka zhvilluar sot një vizitë të paparalajmëruar në qytetin ukrainas të Irpin.

Irpin u rimor nga trupat ruse në fund të marsit pas luftimeve të ashpra.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Markushyn, bëri njoftimin për vizitën e Trudeau në Telegram:

Sapo pata nderin të takohem me Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, i cili erdhi në Irpin për të parë me sytë e tij gjithë tmerrin që pushtuesit rusë i kanë shkaktuar qytetit tonë.

Ai postoi gjithashtu një foto të Trudeau duke qëndruar në një rrugë në sfondin e ndërtesave të shkatërruara të apartamenteve.