HomeAktualitetKryesore

U gjobit me 1 milion lekë dhe 2 vite heqje patente, shoferi që aksidentoi çiftin dhe foshnjen 3 muajshe: Nuk jam dakord me këtë masë

U gjobit me 1 milion lekë dhe 2 vite heqje patente, shoferi që aksidentoi çiftin dhe foshnjen 3 muajshe: Nuk jam dakord me këtë masë

Është publikuar masa administrative ndaj Ajas Sulejmenit, 39-vjeçarit që aksidentoi ditën e djeshme një çift me fëmijën tre-muajshe.

Sulejmeni ka deklaruar se nuk është dakord me konstatimin e policisë qe renditi si shkelje: shkelje semafori, aksidentim të kembësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nen efektin e narkotikeve.

Mësohet se Sulejmani nuk është një emër i panjohur për autoritetet, pasi ai është shpallur në kërkim në Angli për trafik droge. Po ashtu, në vendin tonë, 39-vjeçari ishte arrestuar disa herë, madje ishte gjobitur nga policia rrugore

“Sulejmani është 180 kile, me flokë kafe dhe sy kafe. Data e lindjes së tij është 28 tetor 1983” shkruajnë mediat britanike.

Sulejmani është arrestuar teksa merrte mjekim në spitalin Hygeia në Tiranë. Ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes sapo ndodhi aksidenti, duke lënë edhe automjetin në vendngjarje.