HomeBlog

T’i gëzoni çfarë keni vjedhur dhe grabitur, ne do bëjmë drejtësi që sot e tutje! Juristi Romeo Kara fishkullon drejtësin e vjetër… me emër të ri

T’i gëzoni çfarë keni vjedhur dhe grabitur, ne do bëjmë drejtësi që sot e tutje! Juristi Romeo Kara fishkullon drejtësin e vjetër… me emër të ri

Moralistet, predikuesit e drejtesise, llapazanet profesioniste dhe mercenare, gjithe pasion, afsh dhe tym province, na dhane leksionin: nuk duhet te humbim kohe, per te hetuar korrupsionin e qeverive te mëparshme, por te fillojme nga sot e tutje.

Pasi kemi vite qe flasim, lidhur me spekullimin qe po perdor sistemi i drejtesise, i vene ne funksion te korrupsionit politik, lidhur me afatet e parashkrimit, sot, llapazanet me meditje, na servirin pikerisht kete argument ligjor, per t’i bere avokatine krimit te ishpozites sot opozite.

Pra, komploti antidrejtesi: politike e korruptuar + prokurori + gjykate, duhet pranuar si i ligjshem dhe i pacenueshem.

Ajo cfare u vodh u vodh, nuk ka shanse t’i kthehet ketij vendi dhe ketij populli, dhe hajdutet do t’a gezojne te qete e te lumtur, ate cfare vodhen, pasi ia arriten t’i shtyjne hetimet dhe proceset kunder tyre, pertej afateve te parashkrimit.

Ky eshte mesazhi i tymuesve dhe intoksikuesve te opinionit publik.
Nuk ka moral, por ka vetem afate.

Kete mesim dashakeqes provincial morem dje.
Mesazhi im:

“Cdo gje ka siranë e saj dhe ne kete pike, drejtësia nuk ben perjashtim.
Pa korrigjuar te kaluaren, e cila lidhet organikisht me te sotmen dhe te ardhmen, duke i mbajtur peng ato, nuk do te mund te kemi kurre drejtesi.

Afatet e parashkrimit lidhur me korrupsionin qeveritar, kurre nuk do te merren parasysh, pasi ky korrupsion ka sjelle pasoja genodiciale per kete popull, duke qene realisht nje krim kundra njerezimit.

Si i tille, per korrupsionin politik, nuk do te kete asnje afat parashkrimi.

Do te jete ky popull, qe do t’a vendose fatin e tij dhe jo laraskat e opinionit.
Kur te vije dita edhe vete platforma me e madhe televizive ne sherbim te korrupsionit, do te kaloje ne vrimen e gjelperes se drejtesise”.