HomeAktualitetDebat

Zgjohet nga “gjumi” Autoriteti i Konkurrencës, nis monitorimin për çmimet e larta të hoteleve në Tiranë

Zgjohet nga “gjumi” Autoriteti i Konkurrencës, nis monitorimin për çmimet e larta të hoteleve në Tiranë

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur verifikimet për çmimet e larta të hoteleve në Tiranë, fenomen që është vënë re ditët e fundit për shkak të finales së Ligës së Konferencës midis skuadrave të Romës dhe Feyenoord.

Autoriteti i Konkurrencës e ka evidentuar këtë fakt dhe thotë se çmimet për datat 23-25 Maj janë shumë më të larta krahasuar me periudhat e tjera të vitit.

“Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos dhe të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta.

Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.