HomeAktualitetDebat

“Kanë bërë masakra të jashtëzakonshme”! Ben Andoni tregon çfarë i tha politikani i njohur malazez, zbulon faktet që mund të tronditin Sali Berishën: Ishte e hidhur për të

“Kanë bërë masakra të jashtëzakonshme”! Ben Andoni tregon çfarë i tha politikani i njohur malazez, zbulon faktet që mund të tronditin Sali Berishën: Ishte e hidhur për të

Analisti Ben Andoni ka kujtuar një intervistë me Momir Bulatoviç, një politikan malazez, i cili i tregoi me detaje sesi Sali Berisha në vitin 1995 shkeli embargon e vendosur nga OKB ndaj Serbisë së MIllosheviçit.

“Intervista me Buladovic, ishte momenti kur në Shqipëri dihej de facto, por mohoje de jure kortabanda që bëri me ish-federatën. Kolegët amerikanë e kishin treguar ndihmën për thyerjen e embargos që bëri Shqipëria ndaj ish-federatës.

Ai shpjegoi të gjithë mekanizmin sesi u hoq embargo ai na tregojë edhe kujtimet e luftës. Tregoi hapur për thyerjen e embargos dhe mënyrën sesi i është afruar qeverisë shqiptare. Në atë kohë pati heshtje nga autoritetet, ishte e hidhur për Berishën. Duhet ta dije vetëm ku kalonte nafta gjeografikisht dhe e kuptoje si ndodhi.

Shumë gjëra janë harruar, por akoma nuk janë zbardhur lidhjet e personazheve shqiptare. Arkani është një nga drejtuesit e formacionet militare që kishin si totem tigrin, paraprinin forcat paramilitare. Kanë bërë masakra të jashtëzakonshme.

Ka pasur lidhje, janë akuzuar shumë nga zyrtarët e shtetit shqiptarët që nga ish-shefi i SHIKUT.”, tha Andoni.