HomeAktualitet

Deputeti që ka dorëzuar dy dosjet: Afera më e madhe CEZ-DIA dhe ajo e klubit Partizani flejnë gjumë në SPAK! Kraja fle gjumë mbi krimin madhor

Deputeti që ka dorëzuar dy dosjet: Afera më e madhe CEZ-DIA dhe ajo e klubit Partizani flejnë gjumë në SPAK! Kraja fle gjumë mbi krimin madhor

Kreu i Gurpit Parlamentar të Partisë Socialiste thotë se ka dorëzuar personalisht dy dosje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe disa vite më pas SPAK nuk ka kryer asnjë lëvizje.

Balla tha se është dosja e privatizimit të Kompleksit Partizani, një tokë prej 3.3 hektarësh në Tiranë që u privatizua me çmimin qesharak prej 100 mijë dollarësh, dhe ku ka ndërtuar kompleksin e apartamenteve dhëndri i Berishës.

Një tjetër dosje është ajo e aferës së CEZ-it tha Balla në emisionin “Opinion”, duke u shprehur se Prokuroria Speciale nuk ka nisur asnjë procedim dhe pse sipas tij, faktet dhe provat janë aty.

“Jam firmëtar i të gjitha kallëzimeve që janë bërë ndaj Sali Berishës. Po ju marr kallëzimin që kam çuar unë si kryetar i grupit.

Dosja është bërë nga një grup ekspertësh, për privatizimin e kompleksit Partizani. 3.3 hektarë një pronë shumë e madhe e privatizuar për 100 mijë dollarë, një vlerë qesharake. Edhe kthimi ndaj pronarëve bëhet me shitje.

Si ka mundësi që për një dosje që në vlerësimin tonë, nëse prokurori e heton nuk ka dyshim që ka vepra penale të ushtrimit të paligjshëm. Dhe kryeministri Edi Rama me të drejtë thotë që në 19 maj 2021 DASH e ka shpallur Berishën non grata për ndikim, përdorim të aseteve publike…”, u shpreh Balla.