HomeSport

Darmian dhe Lautaro shkëlqejnë në Sardenjë, Interi “i dënuar” të besojë deri në fund te titulli

Darmian dhe Lautaro shkëlqejnë në Sardenjë, Interi “i dënuar” të besojë deri në fund te titulli

Interi është i dënuar të besojë te titulli kampion në Serie A. Zikaltërit ia dolën të mundin 1-3 Cagliarin në Sardenjë.

Çështja Skudeto mbetet e hapur por objektiv shumë i vështirë, duke patur parasysh që djemtë e Inzaghit duhet të shpresojnë te humbja e Milanit në Reggio Emilia javën tjetër me Sassuolon, lidhur këtu me 3 pikët e tyre.

Pjesa e parë u mbyll 0-1.

Ashtu siç pritej, pati kontestime pas një goli të Skriniar në minutën e 12-të, me arbitrin që e anulloi për shkak të një prekje me dorë. Vendimi erdhi pas një komunikimi me VAR.

Inter po vuan jo pak ndaj Cagliarit, teksa goli i epërsisë për kampionët e Italisë erdhi vetëm në minutën e 26-të. Ishte Darmian që fluturoi mbi të gjithë pas krosimit të Perisic, për të shënuar me kokë.

Nisja e pjesës së dytë ishte perfekte nga zikaltërit, që gjejnë të dytin me Lautaron.

Një goditje nga distanca e grekut Lykogiannis C. ngushtoi shifrat, me Handanovic që nuk bën dot asgjë (54).

Goli i qetësisë mban firmën e Lautaro, në fund. Inter ka 83 pikë, 2 më pak se Milan.