HomeAktualitet

Të gjithë politikanët në “lot” për Nishanin: Mesazhi i Bashës më “trishtuesi”! Ish presidenti e kishte kërcënuar me burg kur Berisha të merrte pushtetin?!

Të gjithë politikanët në “lot” për Nishanin: Mesazhi i Bashës më  “trishtuesi”! Ish presidenti e kishte kërcënuar me burg kur Berisha të merrte pushtetin?!

Përmes një mesazhi në Facebook, ish-kreu i PD i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Ndonësë së fundmi Nishani ishte një ndër zërat kritikë të Bashës, kjo nuk e ka penguar atë që të trishtohet për ikjen e tij.

Ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë një kërcënim të hapur në drejtim të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dikur nga poltronet e foltores

Ai deklaroi për Klan News se kur PD të vijë në pushtet, Bashës do i sekuestrohen pasuritë e paligjshme që sipas tij ai ka krijuar në këto 8 vite. Nishani tha se Basha do të vihet para drejtësisë për aktet e rënda kriminale.

“Unë përfitoj nga rasti që t’ju them gjithë këtyre individëve me rekorde kriminale dhe Lulzim Bashës si kapo i tyre, të rikthejnë pak kujtesën se ç’ka ndodhur me individë të ngjashëm në periudhën 2005-2009 kur Partia Demokratike erdhi në pushtet, i gjetëm nga “vrima e miut” të gjithë ata që kishin kryer veprime kriminale në të shkuarën dhe i sollëm me pranga në duar dhe në këmbë para drejtësisë.
Dhe këtyre po u them që nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet.

Edhe Lulzim Basha nuk do t’i shpëtojë drejtësisë sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet. E garantoj Lulzim Bashën edhe të gjithë qytetarët që në ndjekin, se Lulzim Basha jo vetëm që do të vihet para drejtësisë për aktet e rënda kriminale dhe penale që ka kryer këto ditë, të falsifikimit që ka kryer përmes përdorimit të siglës, emrit të Partisë Demokratike, është një falsifikim i pastër, dhe njëkohësisht do të hetohet dhe do t’i sekuestrohet çdo pasuri e paligjshme që ka vendosur në këto 8 vite duke shfrytëzuar postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Këtë unë e garantoj ndoshta sot, është nga gjërat e vetme që mund t’ju garantoj që do ndodhi që në momentet dhe ditët e para të qeverisjes së Partisë Demokratike”, deklaroi Bujar Nishani.