HomeLifestyle

Video/ Momenti prekës i princ Harry-t teksa këndohej kënga e preferuar e Lady Diana!

Video/ Momenti prekës i princ Harry-t teksa këndohej kënga e preferuar e Lady Diana!

Ishte një ditë emocionuese për princin Harry, i cili u pa duke lotuar pasi pa nusen e tij Meghan të ecë drejt altarit.

Dhe Princi, 33 vjec, u emocionua më tepër gjatë dëgjimit të këngës “Guide Me, O Thou Great Redeemer” nga kori, një këngë e cila ishte një nga të preferuarat e Dianës.

Harry dhe Meghan zgjodhën të përfshijnë himnin si një kujtim për Dianën pasi kënga u luajt në funeralin e saj në Westminster Abbey 20 vjet më parë kur princi ishte vetëm 12 vjeç.

Princi arriti të ruante qetësinë e tij në të gjithë eventin, por dukej se po fshinte lotët, ndërsa fjalët përmbyllëse të himnit u luajtën.

Harry pranoi në një dokumentar të ITV vitin e kaluar se ai kishte qarë vetëm dy herë për vdekjen e nënës së tij.

“Herën e parë që qava ishte në funeralin në ishull,” tha ai, duke iu referuar varrimit privat të Dianës në Althorp