HomeAktualitet

Makabriteti: Berisha, politikë me arkivolin e Bujar Nishanit në krah

Makabriteti: Berisha, politikë me arkivolin e Bujar Nishanit në krah

Nuk është hera e parë, që Sali Berisha përdor edhe të vdekurit për politikë.

E ka bërë disa herë këtë.

Madje me arkivolin e Azem Hajdarit në krah, i vuri flakën Tiranës, në tentativë për të marrë pushtetin.

Këtë gjë ka bërë edhe me Bujar Nishanin e ndjerë.

Nga një anë mbante fjalime duke u “përlotur” për Nishanin, nga ana tjetër portali i tij bombardonte njerëzit me propagandë kundër “armiqve” në parti, duke përdorur pikërisht vdekjen e Bujar Nishanit, aq se të afërm të këtij të fundit u nxitën të hiqnin dhe një kurorë me lule të dërguar nga Lulzim Basha.

Dhe pastaj, shkruanin me të madhe se Lulzim Basha e meritonte këtë gjë, pasi është një besëprerë.

Imagjinoni tani të kishte shkuar vetë Lulzim Basha në ceremoni, do e kishin linçuar live dhe nuk është çudi që të ishte prishur edhe homazhi për Nishanin e ndjerë.