HomeAktualitet

Është mbyllur procesi i votimit: Rama shtrëngon duart me presidentin e ri

Është mbyllur procesi i votimit: Rama shtrëngon duart me presidentin e ri

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Deputetët kanë votuar në lidhje me zgjedhjen e kandidatit Bajram Begaj në postin e Presidentit të ri të vendit.

Menjëherë ka nisur edhe procesi i numërimit të votave.

Teksa po përgatitej Komisioni për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Edi Rama është ngritur nga karrigia për të takuar Bajram Begajn.
Në foto duket momenti kur Rama shkon pranë vendit ku po qëndron Begaj dhe i jep dorën.

Pasi i dha dorën kandidatit për president, kreu i qeverisë është ulur pranë Orlando Rakipit, djalit të Aqif Rakipit, i cili është futur në listën e zezë të SHBA-ve për korrupsion.