HomeAktualitet

Monika u “martua” me LSI-në, Meta beqar “me grua pa grua”! Pas 5 vitesh, vendi bëhet me “Zonjë të Parë”: Kush është gruaja e Presidentit të ri?!

Monika u “martua” me LSI-në, Meta beqar “me grua pa grua”!  Pas 5 vitesh, vendi bëhet me “Zonjë të Parë”: Kush është gruaja e Presidentit të ri?!

Bajram Begaj është tashmë presidenti i zgjedhur deri në 24 korrik, kur presidentit aktual Ilir Meta i mbaron mandati.

Por me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe “Zonjën e Parë”, një titull që i ka munguar Shqipërisë gjatë këtyre 5 viteve, për shkak se bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi është e angazhuar në politikë, në krye të LSI. Armanda Begaj është bashkëshortja e presidentit të zgjedhur.

Ajo ka lindur në vitin 1968. Ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem të rritur. Sipas formularit të dekriminalizimit familja Begaj nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit.