HomeSport

Keqardhje për Shqipërinë, vetëm një pikë në Islandë, çdo gjë e hapur në grup

Keqardhje për Shqipërinë, vetëm një pikë në Islandë, çdo gjë e hapur në grup

Kombëtarja shqiptare e nis me barazim aventurën në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Një pikë me rezultatin 1-1 ndaj Islandës nuk është keq për një ndeshje transferte, por për nga mënyra se si shkoi ndeshja dhe nga dominimi i kuqezinjve, duket se Shqipëria la dy pikë.

Kuqezinjtë dominuan në pjesën e parë dhe u shpërblyen në minutën e 30-të, kur pas një gjuajtje të Abrashit, Seferi shtyu topin në rrjetë.

Vendasit ishin sporadikë dhe në një moment edhe mund të na kishin ndëshkuar, por portieri Berisha u tregua në lartësinë e duhur. Gjithsesi, Shqipëria e mbylli 0-1 në avantazh pjesën e parë.