HomeKronike

Parandalohet tragjedia në Durrës, jahti rrezikoi ngecjen, shpëtohen 6 shtetas italianë

Parandalohet tragjedia në Durrës, jahti rrezikoi ngecjen, shpëtohen 6 shtetas italianë

Parandalohet një ngjarje e rëndë në bregdetin e Durrësit. Mësohet se mëngjesin e sotëm, salla operative e portit të Durrësit mori sinjalin për rënien në cekëtinë të mjetit turistik ‘Ziacanaia’, ku në bord ishin 6 shtetas italian.

Mësohet se mjeti lundrues rrezikoi ngecjen në cekëtinë ndaj kërkoi ndihmë.

Po ashtu bëhet e ditur se jahti po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt Shqipërisë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
NJOFTIMI I AUTORITETIT PORTUAL DURRES

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritet tona detare kanë marë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro(Itali)?? drejt vendit tonë??.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues.
Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave tona civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.

6 antarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësore