HomeAktualitet

Gjykata e quan të paligjshme shembjen e 2 pallateve, banorët e Kombinatit fitojnë betejën me bashkinë Tiranë

Gjykata e quan të paligjshme shembjen e 2 pallateve, banorët e Kombinatit fitojnë betejën me bashkinë Tiranë

Banorët e Kombinatit kanë marrë dy fitore të tjera ndaj Bashkisë së Tiranës, lidhur me shembjen e dy pallateve në këtë zonë.

Kështu, bëhet fjalë për pallatin 142 dhe 153, ku ky i fundit është shembur nga bashkia e Tiranës tashmë.

Gjykata e ka quajtur si të padrejtë vendimin e bashkisë së Tiranës në favor të prishjes dhe tashmë banorëve u lind e drejta për dëmshpërblim.

Banorët janë ndihmuar nga avokat Irena Dule dhe Dorian Matlija të cilët kanë argumentuar në mbrojtje të këtyre banorëve kundër bashkisë.