HomeBota

Rama publikon pamjet rrëqethëse nga Kievi, lë dhe një mesazh për popullin ukrainas dhe Zelensky-n

Rama publikon pamjet rrëqethëse nga Kievi, lë dhe një mesazh për popullin ukrainas dhe Zelensky-n

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje rrëqethëse nga Kievi, ku ndodhet këtë të mërkurë në një vizitë bashkë me homologun e tij malazez Dritan Abazoviç.

Ata kanë vizituar një ambient që mban kujtimet e fundit nga ushtarë dhe fëmijë të mitur ukrainas që humbën jetën nga bombardimet ruse. Kryeministri Rama ka lënë dhe një shënim prekës për Presidentin Vladimir Zelensky dhe për popullin ukrainas.

“Le të ndalojë bota këtë tmerr dhe le të dalë Ukraina e rilindur”.