HomeAktualitetDebat

“Rama armik”, Braçe i nxjerr videon Berishës: Me këtë ‘kulturë’ mbylle në burg Nanon e poqe të gjallë punëtorët e Gërdecit! Por tani je i mbaruar

“Rama armik”, Braçe i nxjerr videon Berishës: Me këtë ‘kulturë’ mbylle në burg Nanon e poqe të gjallë punëtorët e Gërdecit! Por tani je i mbaruar

Deputeti socialist Erion Braçe, ka publikuar një pjesë të fjalimit të Sali Berishës një ditë më parë, të mbajtur para kryeministrisë. Ish-kryeministri quajti kreu e qeverisë Edi Ramën ‘armik’ dhe jo kundërshtar politik.

Sipas Braçes, kjo është kultura e armikut që ka Sali Berisha, me në thelb fashizmin oriental. Ai kujton burgosjen e kryetarit të atëhershëm të opozitës Fatos Nano, rrahjen e Edi Ramës e deri dhe vrasjen e protestuesve në Bulevard.

“Kjo eshte “kultura e armikut”; Ne thelb te fashizmit oriental! Me kulturen e armikut, mbylli ne burg per me shume se tre vjet, kryetarin e opozites, armikun Fatos Nano; Me kulturen e armikut, rrahu deri ne kufijte e vdekjes, publicistin ate kohe, armikun Edi Rama;

Me kulturen e armikut, pushkatoi kater armiq ne mes te bulevardit; Me kulturen e hajdutit, poqi te gjalle punetoret e gjore te Gerdecit, ku ishte nje nga bizneset e fashizmit oriental”, shkruan deputeti Erion Braçe.