HomeBlog

Të vërteta të hidhura më mirë, se sa gënjeshtra të bukura!

Të vërteta të hidhura më mirë, se sa gënjeshtra të bukura!

Nga Agim Cani

Kush e ka lexuar librin e Samuel P. Huntigton “Kamp der Kulturen ” meson nje te vertete te hidhur…

Luften e pa rreshtur dhe pa kompromis te kulturave dhe Religioneve gjate gjithe historise.

Dhe nuk eshte lufte racore sepse ka vetem nje race njerzore: Homosapiensi!

Eshte lufta e edukates familjare , perrallave qe mesojme nga gjysherit. Eshte shkolla dhe qendrimi ndaj punes. Eshte pagezimi dhe falja 5 here ne dite. Eshte Jesus Christus dhe Muhameti me Abraham e Buda.

Krishterimin e shpetoi Martin Luther me 1524 me laicizem dhe sekularizem. Keshtu pritet te shpetoi dhe islami

Po zbres te shtepia jone shqiptare… Shqiperia.

Iliret te njohur per paganizmin e tyre heidinist jane themeli qe dymije vite na ka shoqeruar. Nuk ka vend ne bote qe betohet per nje gur , per kete dhe , per kete buke apo per kete kafe.

Dhe ne nuk kemi patur kurre percarje fetare se nuk kemi patur kurre fe te konsoliduar. Fete e konsoliduar jane si ushtrite qe te organizuara duan lufte.

Mos harroni se kete e thote edhe Huntigton ne librin e tije. Jane bajate dhe pa fondament shterngime duarsh dhe perqafime e puthje midis Hoxhallareve dhe Prifterinjve.

I keni pare se u shpeton urrejtja dhe shpirtezia ne raste te vecanta. I rrepte duhet te jete shteti shqiptar dhe shqiptaria kunder cdo cenimi te sekularizmit dhe laicizmit. Se fundi duhet te them…

Rrofte e qofte Atheizmi shqiptar! Roje vigjilente dhe e pathyeshme per tolerancen fetare ne Shqiperi dhe shqiptari

Kemi kete harmoni fetare se me e shumta e shqiptareve jane Atheiste qe kane dy filozofi si dy kembe ku leviz trupi i shendetshem shqiptar:

1 – Mos shikoni kisha e xhamija .
Feja e shqiptarise eshte Shqiperia.
2 – Dhe pse skena t’njajten fe kena tane nje Atdhe….