HomeAktualitetDebat

Kryetar i “Partisë së Liries”, me kë konkurroi?! SHPK- LSI ndërroi vetëm “niptin”: Administrator i vetëm pa ortak Ilir Meta!

Kryetar i “Partisë së Liries”, me kë konkurroi?!  SHPK- LSI ndërroi vetëm “niptin”: Administrator i vetëm pa ortak Ilir Meta!

Teksa ditën e sotme Autoriteti i Dosjeve u shpreh se politikani i lartë I.M, i cili rezulton si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit është ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar edhe Partia e Lirisë.

Përmes sekretares për marrëdhëniet me publikun, Silva Cakës, Paria e Lirisë ka theksuar se shtetasi I.M nuk është ish-presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë kujtojmë që vetë Meta është shprehur se Autoriteti i Dosjeve do të dalë zbuluar si Autoriteti i Manipulimeve.

Caka u shpreh se Autoriteti i Dosjeve duhet të sqarojë se kush është personi I.M.

“Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:

Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim……”!”, deklaroi qe ne fillim sekretarja e re e marredhenieve me publikun e emeruar sot, Silva Caka, teksa po pergjigjej ndaj akuzave per Ilir Meten, si bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit.