HomeAktualitetDebat

“Vampirë të medias dhe politikës që ushqehen me fatkeqësi”: Taulant Balla akuzon gazetën Telegraf për shpifje ndaj tij

“Vampirë të medias dhe politikës që ushqehen me fatkeqësi”: Taulant Balla akuzon gazetën Telegraf për shpifje ndaj tij

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka hedhur poshtë si shpifje të neveritshme sulmet e gazetës Telegraf.al e boruesit ish polic Agim Çiraku djalit të ish drejtorit të sigurimit të udhëheqjes nga Skrapari Xhule Çiraku, rreth aludimeve për lidhjet e tij fisnore me policin që është autor i tragjedisë.

Në një postim në twiter Balla i quan ata që qëndrojnë pas sulmeve si “vampirë mediatik e më pas politikë” të cilët ushqehen me fatkeqësitë e të tjerëve.

“Si ka mundësi që këta lloj vampirësh mediatikë dhe nga mbrapa politikë arrijnë të shpifin&sajojnë deri në këtë pikë. Asnjë lidhje me këtë individ që duhet të marrë dënim shembullor” dhe më pas jep linkun e gazetës Telegraf e cila pretendonte se polici është “nip” i taulant Ballës.

Personi në foto miku i Metës Agim Çiraku

https://twitter.com/taulantballa/status/1555126777781035009?s=20&t=5GEeT2r7SW2GW0hmRHFLDw