HomeMetro

FOTOT/ Çudira shqiptare: Dekoratë pse je e bukur dhe… zhvishesh…! Ke thyer “zakonet prapanike” të zonës

FOTOT/ Çudira shqiptare: Dekoratë pse je e bukur dhe… zhvishesh…! Ke thyer “zakonet prapanike” të zonës

Në kohën e Ilir Metës, jemi mësuar me dekorime të çuditshme.

Por duket se “virusi” i tij ka prekur edhe të tjerët.

Bashkia Mirditë p.sh, këto ditë ka dekoruar modelen Adrola Dushi, e cila njihet veçse për faktin që është e bukur dhe pozon zhveshur në rrjetet sociale.

“Nuk gjej fjale per te shprehur sa e perulur dhe e emocionuar ndihem. Eshte nje nder dhe privilegj i jashtezakonshem qe sot Mirdita ime me dhuron Stemen e Arte te Bashkise Mirdite!

Gjej rastin te shpreh mirenjohjen time te thelle per Kryetarin e Bashkise Mirdite Z. Ndrec Dedaj qe sot me nderon duke me renditur si gruan e pare mirditore qe i jepet kjo steme e arte me simbolet mirditore.

Ky dekorim vjen si nje vleresim i papritur dhe shume i bukur per mua, por vjen dhe si nje pergjegjesi per vendlindjen time. Me apo pa kete dekorate, angazhimi im per promovimin dhe nderimin kudo te vendlindjes time do jete i pasosur.

Faleminderit Mirdita ime. Zoti te bekofte. Te dua” shprehet ne postimin në Instagram modelja.