HomeDiaspora

Milaim Zeka nxjerr zbuluar mashtrimet patriotike të Albin Kurtit: Duhet të shkonte në Beograd dhe ta provokonte Vuçiçin

Milaim Zeka nxjerr zbuluar mashtrimet patriotike të Albin Kurtit: Duhet të shkonte në Beograd dhe ta provokonte Vuçiçin

Analisti Milaim Zeka thotë se Kosova duhet të ishte bërë pjesë e samitit të Ballkanit të Hapur që po mbahet në Beograd me simbolet e shtetit të vet dhe me flamurin e vet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se Albin Kurti mund të kishte shkuar në Beograd, duke provokuar presidentin serb me flamurin e Kosovës.

“Çfarë ka të keqe që atje të ishin edhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, me simbole të shtetit dhe flamurin, pa i detyruar njëri të nënshkruanin ndonjë marrëveshje në dëm të Kosovës? Pse Albin Kurti nuk bëri një provokim ndaj Vuçiçit që të nisej në Beograd, duke u bërë lajm botëror. Do të tregonte se jemi shtet dhe kemi ardhur si shtet me flamurin tonë”, tha Zeka.