HomeHistori

Pse Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeth, nuk u bë kurrë Mbret?

Pse Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeth, nuk u bë kurrë Mbret?

Zbulohet arsyeja, ja përse Princi Philip nuk u bë kurrë një Mbret. Princi Philip ka vdekur në moshën 99 vjeçare.

Duka, i njohur po ashtu si Princi Philip, nuk ishte kurrë në vijë për fronin – për të cilin djali i tij më i madh, Charles, po pret radhën – dhe kurrë nuk gëzoi titullin e mbretit.

Kjo për shkak se në Mbretërinë e Bashkuar, një grua që martohet me monarkun mund ta përdor titullin ceremonial të mbretëreshës – por një burrë që martohet me monarken nuk mund ta përdor titullin e mbretit, e i cili mund të përdoret vetëm nga sovranët meshkuj.

Mbretëresha me Princin Philip kishin katër fëmijë së bashku: Princin Charles, 74 vjeç tashmë;

Princeshën Anë, 72; Princin Andrew, 63 dhe Princin Edward 59, shkruan BBC.

Princi Philip shpesh e ushtroi vullnetin e tij ndaj fëmijëve kur ata ishin të rinj.

Biografia e familjes mbretërore citon Princin Andrew të ketë thënë për fëmijërinë e tij: “Dhembshuria vjen nga Mbretëresha. Detyra dhe disiplina vijnë prej tij.”

foto galeri PreviousNext