HomeAktualitet

Politike Opozita e bashkuar nis përgatitjet për protestën (Fotot)

Politike Opozita e bashkuar nis përgatitjet për protestën (Fotot)

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar sot protestë kundër qeverisë në orën 11:00 në ‘Bulevardin e Kombit’.

Por ndonëse kryeministri Rama nuk ndodhet në Tiranë dhe në zyrën e tij gjatë ditës së sotme, por në qarkun e Beratit në kuadër të turit të llogaridhënies, janë marrë masat për mbulimin e godinës së kryeministrisë.

Në pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihet mbulimi i pjesës hyrëse të godinës së kryeministrisë.

Gjithashtu kanë nisur përgatitjet për ngritjen e një podiumi të vogël para kryeministrisë ku pritet të flasin përfaqësuesit e opozitës dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Podiumi është më i vogël se zakonisht, pasi protesta e sotme është konceptuar në formën e marshimit.

Ndonëse burime nga policia bëjnë me dije se PD ka marrë leje për 4 orë tubim, nga selia blu shprehen se kjo nuk është e vërtetë dhe përfundimi i protestës është pa afat dhe nuk është përcaktuar.