HomeAktualitet

Fatmira Hajdari do përballet sërish me drejtësinë… tani si e akuzuar!

Fatmira Hajdari do përballet sërish me drejtësinë…  tani si e akuzuar!

Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari do të përballet sërish me drejtësinë në 24 tetor. Kolegji i Posaçëm i Apelit do të shqyrtojë kërkesën e saj për rikthimin në detyrë, pasi u “dogj” nga vetingu në 18 qershor 2020.

Hajdari u shkarkua me arsyetimin se nuk justifikonte me burime të ligjshme një pasuri me vlerë rreth 950 mijë dollarë. Në konkluzionet për pasurinë, thuhet se ish-gjyqtarja e Apelit nuk e ka deklaruar plotësisht pasurinë, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm, nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e pasurive si dhe ka bërë përpjekje për të fshehur një pjesë të pasurisë.