HomeAktualitet

Plaku Sali shikon ëndrra të reja: Rama u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë elektrike pasi i vendosa ultimatum!

Plaku Sali shikon ëndrra të reja:  Rama u tërhoq nga  rritja e çmimit të energjisë elektrike pasi i vendosa ultimatum!

Qeveria shqiptare është tërhequr nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në rrjetet sociale se nuk do të hyjë në fuqi nesër, pra më 1 tetor fasha 800 KW/H.

“Sot kam një lajm pozitiv, në 1 shtator kur vendosëm fashën kërkesa nga KESH-i ishte 17 mijë kwh, kërkesa sot është 11 mijë kwh.

Me këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol të rëndësishëm ulja e temperaturave, por edhe qasja e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.

Kemi pasur përmirësime në Fierz aty dhe ku është burimi kryesor i energjisë, si pasojë e reshjeve.

Në këto kushte dhe duke parë projeksionet për të lehtësuar barrën faktike mbi të gjitha familjet ne vendosëm që aplikimi i fashës prej 800 kwh të mos aplikohet më 1 tetor”, tha Rama.

Por plaku Berisha që shikon ëndrra me trima, tregon përralla me frikacakë, kurse ai që me zor ngre poturret si Gjergj Elez Salija.

Qeveria është stepur për aplikimin e fashës 800 kilovat falë opozitës, kështu u shpreh sot ish kryeministri Sali Berisha ndërsa shtoi se vetëm me ultimatum dhe presion mund të funksionojë qeveria.

‘U dorëzua, para jush i kam dhënë një ultimatum, po rrite ccmimin e energjisë do përbalehs me ultimatum. Vendimi i tij për tu tërheq në presion tregon që vetëm ajo funskionon me qeverinë e tij.

Vizita në FSHF, Rama thumbon Dukën! I drejtohet Infantino-s: Investimet janë rritur që kur iku partia e tij (VIDEO)
LEXO EDHE:
Vizita në FSHF, Rama thumbon Dukën! I drejtohet Infantino-s: Investimet janë rritur që kur iku partia e tij (VIDEO)
Bëri sikur guxoi po u palos. Sa i përket inflacionit, deficitar në koncepte në njohuri e koncepte, është mjeran. S’është ekonomia zhgarravinë vizatimi. S’kanë lidhje me luftën ujërat tona’-