HomeAktualitetKronike

“Koleges i ra të fikët, tjetra ishte shtrirë në tualet, më pas rashë dhe unë”, dëshmia e rrobaqepëses së helmuar (Video)

“Koleges i ra të fikët, tjetra ishte shtrirë në tualet, më pas rashë dhe unë”, dëshmia e rrobaqepëses së helmuar (Video)

Dëshmi të frikshme vijnë pas ngjarjes në Durrës ku 20 gra të një rrobaqepësie mbetën të helmuara në orar të punës mëngjesin e sotëm.

Një prej punonjësve që ka përfunduar në spital ka treguar për gazetaren Klodjana Haxhiaj se e ka gjetur shoqen, e cila ishte edhe shtatzënë pa ndjenja në banjë.

“Një koleges sonë i ra të fikët, po punoja në syzator. Shkova në tualet dhe gjeta një shoqe tjetër që i kishte rënë të fikët. Ishte shtatzënë.

I dhashë ndihmën e parë asaj, kur u ktheva në vendin e punës nuk mbaj më asgjë, sepse më ra të fikët. Jam përmendur në spital. Ne qepim rroba ushtarake. Nuk ndjeva ndonjë erë të keqe, apo ndonjë aromë dyshuese”, tha punonjësja e shtruar në spital.