HomeSport

19 gola në 12 ndeshje, Guardiola zbulon sekretin e Ergin Haland

19 gola në 12 ndeshje, Guardiola zbulon sekretin e Ergin Haland

Erling Haland filloi menjëherë të shënonte gola në Angli. Norvegjezi ka shënuar tashmë 19 gola në 12 ndeshje për Mançester Sitin. Në konferencën për shtyp të së premtes, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola u përpoq të zbulonte sekretin e suksesit të Haland.

“Gjëja është se Haland ka dhunti të jashtëzakonshme. Kjo është e pamundur të mësohet lojtarit, i është dhënë nga natyra. Haland e bëri atë në Norvegji, në Austri… Ai ndjen nuhatjen e golave. Faleminderit atij që zgjodhi Mançester Sitin. Jemi me fat që kemi një lojtar kaq të talentuar në skuadrën tonë”, tha Guardiola.

Të shtunën, më 8 tetor, Mançester Sitin do të presë Sauthemptonin.