HomeSport

VIDEO/ Momenti kur Enis Bardhi e kap për fyti lojtarin e Besiktashit: Tifozët turq hedhin gjithçka në drejtim të shqiptarit

VIDEO/ Momenti kur Enis Bardhi e kap për fyti lojtarin e Besiktashit: Tifozët turq hedhin gjithçka në drejtim të shqiptarit

Në derbin e madh mes Besiktas dhe Trabzonspor, skuadrat ndanë nga një pikë (2:2) Mysafirët kryesuan dy herë, dhe Besiktas barazoi.

Në një moment futbollisti shqiptar, Ennis Bardhi, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në Europa League, humbi një goditje të pastër – por u bë protagonist pas një zënke të madhe në fushë që “tërboi” tifozët e Besiktas,

Enis Bardhi u përlesh me mbrojtësin Valentin Rozie, të cilin e kapi për fyti pas një dueli.

Reagimi i tifozëve vendas ishte i menjëhershëm, pasi ata filluan të hedhin gjësende të ndryshme nga tribuna në drejtim të Enis Bardhit.