Nga Anri Bala
Ilir Meta u mburr, madje ishte shumë entuziast që do ta kishte bashkëpuntorë Ramën në bankën e të akuzuarve, ku njëri shkel ligjin dhe bën dhuratë pasuritë publike, ndërsa tjetri nga brekgrisur kthehet në milioner padrejtësisht.
Ndaj këta dhe gjithë soji i tyre nuk tremben dhe as nuk frikësohen, sepse krimet i kanë bërë bashkë nëse jo përherë… nganjëherë.
Loja e mos denoncimit dhe fshehja e dosjeve kriminale në bashkëpunim me bordello drejtësinë, është shembulli më i qartë se ata nuk e duan njëri tjetrin në burg, por në pasqyrë për të sharë… vetveten.
Është më se e vërtetë, se ishte Edi Rama ai që ia bëri dhuratë tokën në përdorim brigadierit të “perim-patateve”, babait të Monikës, plot 1700 metra katrorë të bejlerëve të Tiranës, për ta mbjell me perime dhe ligji nuk shkruante askund se kjo ishte tokë për të bërë pallate dhe saraje.
Mik-armiku i Monës, ish kryetares së Forumit Rinor të PS-së, i dhimbte shpirti kur e shikonte se ajo rropatej duke punuar si kamariere të “Bar Roma” dhe nuk mendoj gjatë por i gëzoi… me leje pallati, duke rilindur një milionere tamam si përrallat e 1001 netëve, ku fakirfukarai gdhihet princ me princeshë e pallat, falë Simbad Ramës.
Kjo është ana komike e ngjarjes, por ja si është e vërteta sipas Monit: Unë e kam shansin për fëmijën tim, një tjetër nuk e ka shansin. Pse kemi bërë gabim ne, pse kemi zhvilluar pronën tonë? Ne kemi zhvilluar pronën. Unë e kisha mundësinë, sepse ma dhanë prindërit atë mundësi, për fat të mirë të babait tim, kam një pallat, 16 mijë metra katrorë, në të cilën shkolloj fëmijët e mi, me lejen e Edi Ramës dhe Luli Bashës… Ndaj putheshin e kafshoheshin me Lulin sa herë takoheshin.
E vërteta është se prindërit e Monikës nuk kanë pasur prona dhe pasuri në Tiranë, e as në Dibër. Mamaja e saj, pas viteve ’90-të, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, ka shitur qepë dhe speca në “Qytet Studenti”.
Ajtanga Lubonja në një denoncim publik thoshte: Kur “Monika thoshte që unë e pasur u bëra nga babai, qesha se m’u kujtua kur shisnim qepë, unë e Fatimja (nëna e Konikes) në Q.S! Jo moj çupë i thashë nga ekrani, ti u bëre e pasur kur t’u bë burri kryeministër!”.
Pra, pronën e kujt kanë zhvilluar këta grabitës, kur në fakt babai i saj nuk ka patur asnjë pronë, përveç një brigade puntorësh të “NB 17 Nëntori” në Tiranë. Pronën që ia bëri peshqesh Rama dhe ia legalizoi Basha… ta gëzojnë, sepse edhe nëse nuk i kanë kopsitur letrat padashje, asgjë nuk u ndodh. Shfrytëzim i postit, konflikt interesi dhe shkelje të neneve të Ligjit 7501 i Kodit Penal, nuk i dënon më shumë se 5 vjet…
Kështu krimet e Meta Monit janë vepra të parashkruara, që qëllimisht janë fshehur nëpër sirtare, që t’i merrte rryma e harresës, si shumë krime të tjera të politikanëve.
Ndaj Rama si bashkëpuntor në krim duhet t’i uroj: T’i gëzoni dhuratat e mia dhe mos hani shumë si të inatosur, kur fundin e tmerrshëm ua ktheva në gëzim të përjetshëm… si milioner të rastësishëm!/Ekskluzive.al