HomeAktualitet

Rama i nxorri jashtë nga takimi në Tropojë “saliarin”, egërsohet Berishi: Urrejtje dhe arrogancë se nuk i pëlqen mendimi i tij

Rama i nxorri jashtë nga takimi në Tropojë “saliarin”, egërsohet Berishi: Urrejtje dhe arrogancë se nuk i pëlqen mendimi i tij

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Tropojë.

Ky takim u shënua me një incident, ku teksa Rama po mbante fjalimin një qytetar iu drejtua me thirrjen: “Rama ik”.

Pas kësaj, Rama kërkoi që ai të nxirrej jashtë nga ambienti ku po mbahej takimi, duke thënë se detyra e tij nga foltorja kishte përfunduar.

Ndërkaq në lidhje me këtë incident ka reaguar dhe personi “non grata” në Tropojë Sali Berisha, i cili përmes një postimi e ka cilësuar si arrogancë dhe urrjetje nga ana e Ramës për qytetarina.

“Arrogancë dhe urrejtje shpreh në fytyrën e vrerosur! Nxjerr tjetrin jashtë se nuk i pëlqen fjala e tij!”, shkruan Berisha.