HomeAktualitetKryesore

Arben Kraja në shërbim të Ilir Metës, pas 11 muajsh dhe pak ditë para protestës së opozitës mbyll hetimet për inceneratorin e Elbasanit

Arben Kraja në shërbim të Ilir Metës, pas 11 muajsh dhe pak ditë para protestës së opozitës mbyll hetimet për inceneratorin e Elbasanit

Ditën e sotme, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi doli në një konferencë për mediat ku përsëriti të njëjtat akuza për inceneratorin e Tiranës, pa deklaruar ndonjë zbulim të ri.

Kryemadhi mbajti për rreth 1 orë mediat në transmetim live, duke nxjerr disa fatura të vjetra, për të cilat Drejtoria e Tatimeve ka reaguar se kjo është e pavërtetë.

Madje vetë Kryemadhi e ka ulur shifrën e denoncimit nga 189 milion dollarë që fliste para ca muajsh në 20 milion dollarë ditën e sotme, duke ngritur kështu dyshime të forta për arsyen e vërtetë të sulmit të saj.

Por përtej akuzës së Kryemadhit, që më shumë duket më shumë tendencioze sesa parimore, ajo që të bën përshtypje është shërbimi i kreut të SPAK, Arben Kraja. Menjëherë pas daljes së Kryemadhit, SPAK lëshoi një njoftim për mediat, ku tha se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit.

Sipas Krajës, Prokurori i çështjes Klodian Braho, ka njohur këtë të enjte me akuzën, avokatët e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe Klodian Zotos.

Pas 11 muajsh hetime, Arben Kraja dhe Klodian Braho mbyllën hetimet vetëm 2 ditë përpara protestës së opozitës, për të karikuar opinionin publik për një çështje që vetë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi thonë që e kanë personalisht me inceneratorët.

Çdo qytetar do të bënte pyetjen më normale:

Përse Kraja dhe Braho nuk i mbyllën hetimet në gusht, shtator apo tetor? Por e bën këtë veprim 2 ditë përpara protestës së opozitës.

Përse Kraja lëshoi deklaratën për media, vetëm 1 orë pas konferencës së Monika Kryemadhit?

Përse Arben Kraja nuk ka përfunduar hetimet për dhjetra dosje të depozituar në SPAK përpara inceneratorëve si: Dosja e Partizanit, Dosja e Koncesioneve të Shëndetësisë, Dosja e Gërdecit, 21 janarit etj?

Duket që ky është shërbimi i fundit i Krajës për Partinë e Lirisë, i cili dikur ka punuar si Drejtor kur ishte Ilir Meta kryeministër.