HomeAktualitetDebat

Protesta e 12 nëntorit, non grata Berisha intrigë si “proamerikan”: Ftoj gjithë deputetët, Bashën nuk e dua në shesh se ka një “akuzë të tmerrshme…

Protesta e 12 nëntorit, non grata Berisha intrigë si “proamerikan”: Ftoj gjithë deputetët, Bashën nuk e dua në shesh se ka një “akuzë të tmerrshme…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se të gjithë deputetët janë të ftuar në protestën e 12 nëntorit, me përjashtim të paraardhësit të tij, Lulzim Basha.

Sipas tij, ky i fundit ka një “akuzë të tmerrshme. Ka deklaruar që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt e provë për ato akuza konkrete që ekzistojnë aty”.

“Hetimi nga selia po vazhdon. Mendoj se është i detyruar të ketë burrërinë të tregojë dhe në qoftë se i takon të hyjë brenda, ose të shpallet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën”, u shpreh Berisha.