HomeDiaspora

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë: Aleksandër Vuçiç nuk do të marrë pjesë si sfidë ndaj BE-së

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë: Aleksandër Vuçiç nuk do të marrë pjesë si sfidë ndaj BE-së

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë. Lajmi bëhet me dije nga media serbe ‘Blic’.

Sipas ‘Blic’ ky vendim i Vuçiç vjen për shkak emërimit të Nenad Rashiç si ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Vuçiç ka akuzuar Kosovën se ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, ndërsa ‘Blic’ shkruan se nuk do të marrë pjesë në samit sepse sipas Presidencës serbe, BE nuk ka regauar ashpër pas emërimit të Nenad Rashiç si ministër.