HomeDiaspora

VIDEO/ Momente të frikshme, serbët hedhin mjet shpërthyes drejt gazetares

VIDEO/ Momente të frikshme, serbët hedhin mjet shpërthyes drejt gazetares

Është tensionuar frikshëm situata në veri të Kosovës orëve të fundit. Së fundmi janë gjuajtur mjete të ndryshme shpërthyese duke nisur nga fishekzjarrët, shok-bombat e deri te të shtënat me armë.

Media e Kosovës RTV Dukagjini ka publikuar një video teksa gazetarja e këtij televizioni po raportonte direkt, gjuhet me një mjet shpërthyes. Ajo largohet menjëherë nga vendi ku ndodhi shpërthimi.