HomeSport

Fantastike! Detajet e trasferimit te Eintrachti i Frankfurti i portierit 18 vjeçarë të Dinamos

Fantastike! Detajet e trasferimit te Eintrachti i Frankfurti i portierit 18 vjeçarë  të Dinamos

Një marrëveshjet më të mëdha të futbollit shqiptar është nënshkruar së fundmi. Simon Simoni transferohet nga Dinamo për në Bundesligën gjermane.

Portieri 18-vjeçar ka firmosur një kontratë për 4 vite e gjysmë me kampionët në fuqi të Europa Ligës. Nga ky transferim do të mbushin arkat edhe dy klubet shqiptare, Dinamo dhe Shënkolli.

“Supersport” bën me dije se Ajntrakti i Frankfurtit do të paguajë 600 mijë euro për shërbimet e Simonit, ndërsa një shifër prej 400 mijë eurosh do të jepet si bonus në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Nga vlerat e mësipërme 60% do të shkojnë në llogarinë bankare të Dinamos dhe 40% në atë të Akademisë së Futbollit Shënkolli, ku edhe është formuar si futbollist 18-vjeçari. Simon Simoni do i bashkohet klubit gjerman në 1 janar.