HomeAktualitet

“Mungesë respekti nga Kuvendi për popullin”! Erion Braçe shpërthen ndaj kolegëve: “Skuthllëk” politik i neveritshëm!

“Mungesë respekti nga Kuvendi për popullin”! Erion Braçe shpërthen ndaj kolegëve: “Skuthllëk” politik i neveritshëm!

Deputeti socialist Erion Braçe po mendon seriozisht të lërë punën si deputet. Këtë gjë Braçe e ka paralajmëruar edhe sot, pasi ka shkuar në parlament, ku nuk ka gjetur as kolegët e tij.

Ai thotë me zë e figurë se ka depozituar në Kuvend 6 muaj më parë nismën ligjore për të vendosur rregull në tregun bujqësor e blegtoral, por se ka vetëm heshtje.

“Nga njëra anë nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër të bllokojnë dhe heshtin, një lloj skuthllëku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimmarrjes në Kuvend-më troç”, thotë Braçe.

Jo pak emotiv, deputeti i PS thotë se nuk di si ta bëjë punën e tij dhe se ka ardhur koha për punë tjetër.