HomeNostalgji

Nostalgji! Bisedë mes gjirokastriteve të vjetra: ” He mi, si u gdhive sot, po për drekë ç`o gatuaç”?! Një supë me një çikë pulë që më ka mbetur nga dje”!

Nostalgji! Bisedë mes gjirokastriteve të vjetra: ” He mi, si u gdhive sot, po për drekë ç`o gatuaç”?! Një supë me një çikë pulë që më ka mbetur nga dje”!

-He mi si u gdhive sot, me mire?

-E ç`ka ! Me dhemb prapa kokes po do me shkoje me di koqe hudhra. I griva ne triotif dhe i futa ne kokodashe qe i bej djalit te djalit.Ai me ben naze pa tjetri kokemadhi ha ç`te gjeje, po ama mbeta me badhome te sapunisur ne dore, nje e di hidhet e perdridhet, s`la gure e mure pa shkulur. Eja more brenda, po ku te degjon!
-C`ke me te i vogel!

-C`kemi andej nga Kina dhe Irlanda ?

-Nga Irlanda?!
-E mi nga Italia se u ngaterrova!
-Te shkretet, Maliuli i mori me kembet e para! Po tani sheshit eshte edhe ketu!Vjen rrotull te na haje!
-Pse mi ke degjuar gje?!
-Dhafe po shiqir dolen negative, si thone tani!

-Po per pensionet more gje vesh?

-Do na i bien ne porten e shtepise, tek Sidua qe jane te kativasur do tu bien edhe ushqime.
-Mire do bejne! Kush pyet per fukarane sot po ja, gjene mire , u ka vajtur ne mendje!
-Mire qe hodha zahiret. Rrofte plaka atje ku eshte! Na thoshte nga hera:Hidhni zahiret per dimer se nuk i dihet!Ka dhe lufte!Mban mend mi, ne qeshnim! Ja si erdhi kohe, lufta ne dere, armiku tek koka e ne krevat e ti nuk e she.Te kujtonen mi Armiku ne zbor ?

“U si s`me kujtohet: “Armiku perpara”, “Armiku nga pas”, Armiku ne Fushe te Allopranit , Armiku ne male te Dunavatit, e armik hiç!

-Merr shenim Zjarr !

-Te mirrte malli te shikoje nje Armik e ti bije ne puçke te kokes!
-Atehere ishte lule, sikur englediseshim po ki maluli tani te gjen dhe ne vrime te murit te futesh.
-Mbase e futin ne grope qe te shpetojme! S`dime si te ruhemi! Po rregullat do t`i bejme! Mos e hiq badhomen e sapunisur nga dora, keshtu thone!

-Nuk e do njeri fukarane.

– Pse, e degjove ate mi, me site e çjerre si te maçes?
-Ke te degjosh me pare! I kam zene veshet me pambuk!
-Me zotin ne gole dhe duart ne bakllavate e botes.

-He mi ç`thote Sidua, folet mi?

-E,folem! I thaçe mi, mos hidh me kripe ne gjedhen e botes!Dhe kete radhe me mbajti vesh!
-Po njerez jemi edhe na shket gola!

-E mire mire , po nuk ta ka njeri borxh. Jemi me hadhe. Ajo ja ka hipur kalit e çoç i duket vetja!
-Ashtu duket po modhe e kuqe e krimbur nga brenda! Ta dish ti!
-E mi e di! E mori me kembet e para qe ne fidhim prandaj nuk e do dhe ajo! Po tani c`ka shkojne , ama , me ne s`ka pune. Secili ne shtepi te tija. Ja si u be tani,s`flasim e s`vemi edhe nga “armiku i jashtem”.

-Ndahemi tani, pa flasim prape, se kemi dhe gjedhen per te bere?
-Po ç`o beç per dreke?
-Nje supe te thjeshte, me nje çike pule qe me ka mbetur nga dje dhe me rosnica nga ato te Lunxherise.
-Beji nje here tjeter ato.Te jap une nje dore kritharaqe nga zahiret e dimrit!