HomeDiaspora

Heqja e barrikadave në veri! Kurti flet përçartë: Ata që i vendosën u lodhën dhe po i heqin

Heqja e barrikadave në veri! Kurti flet përçartë: Ata që i vendosën u lodhën dhe po i heqin

Albin Kurti ka reaguar pasi serbët kanë filluar të heqin barrikadat në veri.

Në pritjen e organizuar për gazetarët me rastin e festave të fundvitit, Kurti tha se serbët vetë i vendosën barrikadat dhe vetë i hoqën pasi janë lodhur duke bllokuar veten.

“Barrikadat po hiqen, të dielen e thamë që është çështje ditësh se kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë tonë.

Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten,” – u shpreh Kurti pa e përmendur fare rastin e Pantiçit.

Në fakt Kurti flet përçartë sepse barikadat u hoqën nga ndërhyrja e BE dhe NATOs se për Binin dhe binët e Kosovës situata do shkonte drejt përshkallzimit dhe drejt një konflikti të rrezikshëm ku Europa do bënte tifozllik nëse policia e Kosovës do guxonte të ndërhynte.