HomeAktualitetKryesore

FItorja e Kosovës/ Buzhala shan e ofendon kreun e “FSHF”-së: Armando Duka është hajdut ordiner! Na ke trajtu si argat… hajt nanën!

FItorja e Kosovës/ Buzhala shan e ofendon kreun e “FSHF”-së: Armando Duka është hajdut ordiner! Na ke trajtu si argat… hajt nanën!

Mbrëmjen e djeshme, ekipi i kombëtares së Kosovës, fitoi bindshëm ndaj kombëtares shqiptare me rezultatin 3-0.

Por, ajo që ka bërë përshtypje pas kësaj fitoreje të merituar nga ekipi kosovar, kanë qenë reagimet e shumta nga personazhe publike të shtetit fqinj.

Ndër ta ka qenë dhe gazetari Berat Buzhala, i cili entuziazmin e fitores e ka “festuar” me të shara dhe ofendim drejtuar ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesit të saj Armando Duka.

Në komentin e tij, Buzhala sulmon ashpër kreun e FSHF-së Armando Duka, duke e quajtur atë një hajdut dhe shfrytëzues i madh, për më tepër lexoni statusin mëposhtë./Ekskluzive.al

Ja komenti i gazetarit:

“Qe 15 vjet Armando Duka na ka trajtu si argat te shatit.

Hajde prashitni e shkoni …. nanen.

Masnej e lujke edhe far bastore. Na jemi Brazil babo.

“Armando Duka osht hajn ordiner. Lune bastore. Shet loje. Shet lojtare. Edhe Shqipnine ta shet nese i paguhet.”