HomeAktualitetSport

Futbollisti i Kosovës, lëshon vrer për Shqipërinë pas ndeshjes (Foto)

Futbollisti i Kosovës, lëshon vrer për Shqipërinë pas ndeshjes (Foto)

Herolind Shala, mesfushori i Kosovës i cili në të kaluarën mbante veshur fanellën kuqezi, duket se ka qenë më i lumtur nga të gjithë për fitoren e djeshme.

Shala pas ndeshjes ka lëshuar vrer ndaj kombëtares shqiptare duke treguar hapur inatin që mban përbrenda.

Shala shkruan:

“Na nënçmuat? Në rregull, ne flasim vetëm në fushë, ne jemi KOSOVA dhe pritni gjëra të mëdha në të ardhmen. Faleminderit bashkatdhetarë për përkrahjen e madhe. Të dua vendlindja ime!”.

Një deklaratë plot helm nga Herolind Shala, për Shqipërinë, për De Biazin që nuk e mori në europian, për Federatën Shqiptare apo kushedi kë tjetër.