HomeMetro

Kur Luiz Ejlli përplasej dhe ironizonte vendimet e Edi Ramës në pandemi: Nga e hëna daljen bëje me alfabet, kur të mbërrish tek “K” dil vetë

Kur Luiz Ejlli përplasej dhe ironizonte vendimet e Edi Ramës në pandemi: Nga e hëna daljen bëje me alfabet, kur të mbërrish tek “K” dil vetë

Luiz Ejlli është një nga lojtarët më të përfolur të BBVip 2 dhe sigurisht kjo e ka një arsye dhe një shpjegim. Kujtojmë se vite më parë gjatë pandemisë, një urdhër i veçantë i Ministrisë së Shëndetësisë, ndalonte qytetarët daljen nga shtëpia.

Mirëpo më pas rregullat u lehtësuan ku qeveria mori masa për lejimin e qarkullimit të pensionistëve rrugëve të Tiranës dhe një ditë më pas vetëm të fëmijëve të shoqëruar nga ana e tyre.

Ky urdhër nuk u prit mirë nga këngëtari asokohe dhe ironizonte në një koment në faqen e kryeministrit lajmërimin. Komenti i Ejllit mori dhe përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, por kundërpërgjigjia e tij tregon se kur Luizi mund të vendos në lojë një kryeministër si ai, lojtarët që janë brenda programit nuk i ka për gjë fare.

Ja debati mes këngëtarit dhe kryeministrit:

Luiz Ejlli: Dje nxore pensionistët, sot mamatë. Të hënën bëje me alfabet, Letë dalin ata që i fillon emri me A, të martën me B, etj. Kur tur të mbërrish tek K, dilë vetë.

Edi Rama: Humor kaps quhet ky.

Luiz Ejlli: Po unë tu drejtova si Kryeministër me K, pastaj se të shkon mendja tjera kund….