HomeMetro

VIDEO/ Olta nuk e priti mirë surprizën e Luizit? Kiara: Kam parë një shikim…

VIDEO/ Olta nuk e priti mirë surprizën e Luizit? Kiara: Kam parë një shikim…

Dj AnChloe krijoi një super atmosferë në shtëpinë e Big Brother Vip. Ajo u fut me vendim të Vëllait të Madh, me rastin e 27-vjetorit të Kiara Titos.

Banorët u mblodhën të gjithë në oborr për të shijuar këngët më ‘in’ të momentin nga Kloi. Gjatë mbrëmjes, Kiara i tha Luizit që të mos rrijë i ngrysur, të paktën për sonte meqe ajo ka ditëlindjen.

Ajo shfaqi edhe një moment xhelozie, kur Luizi u afrua pranë DJ. Kiara i tha atij të vinte pranë saj dhe të mos rrinte atje.

Pasi Luizi erdhi, i dha Kiarës puthje dhe përqafime.

Surpriza e Luizit ndaj Kiarës u prit me shumë emocion nga banorët. Të gjithë ata dolën në oborr për të duartrokitur gjestin e Luizit, por edhe momentin romantik mes tij dhe Kiarës.

Nga të gjithë banorët, Olta shfaqi një tjetër emocion. Sipas Kiarës, shikimi i saj nuk ishte aspak i ngrohtë. Këtë koment ajo e bëri në oborr, duke folur me Luizin dhe Ronaldon.

Ky i fundi tha se Olta, ishte e vetmja banore që nuk e duartrokiti momentin mes tyre.