HomeDebat

Bëni çfarë të doni me ligjin bëjeni “leckë”, partia jonë ju mbron, jo si këta socialistët.. (Foto)

Bëni çfarë të doni me ligjin bëjeni “leckë”, partia jonë ju mbron, jo si këta socialistët.. (Foto)

PD Krujë ka postuar një foto, në të cilën thuhet se një person që i ka “hapur dyert” PS-së, është arrestuar për ndërtim pa leje.

Në postim, iu duket e çuditshme që të arrestohesh kur bën shkelje, duke qenë se personi në fjalë është me PS-në.

Thelbi është: Partia jone i mbron njerëzit e saj kur bëjnë shkelje.

Ky është thelbi i gjithë këtyre 32-viteve të PD-së në fakt, paligjshmëria.

Mjafton këtu të kujtoni para se të iknin nga pushteti, kur vetë Flamur Noka, atëhere ministër i Brendshëm, shkonte e shkallmonte qendrat e energjisë elektrike, pse CEZ-i i atëhershëm vendosi t’iu priste dritat atyre që nuk i paguanin.