HomeAktualitetKronike

Gjendet pa shenja jete në një bujtinë në Gjerbës të Skraparit turisti francez

Gjendet pa shenja jete në një bujtinë në Gjerbës të Skraparit turisti francez

Një shtetas francez me iniciale C.F. është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në një bujtinë në fshatin Gjerbës në Skrapar.

Policia bën me dije se ai është kontestuar i pajetë nga pronari i bujtinës i cili ka njoftuar policinë. Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.