HomeSport

VIDEO/ Mjafton perla e Mancinit, Juventus del pa pikë nga Roma

VIDEO/ Mjafton perla e Mancinit, Juventus del pa pikë nga Roma

Roma ka mundur me shifrat 1-0 Juventusin në supersfidën e kësaj jave.

Ekipi i Mourinhos u tregua cinik. Ekipi kryeqytetas nuk godite shumë herë portën, por ishte mjaft i rrezikshëm. Konkretizimi erdhi në minutën e 53-të, pas një goditje të Mancinit.

Gjuajtje kirurgjikale e tij, vetëm rrjeti mund ta ndalte. Po Mancini mund të kthehej në protagonist negativ pak më vonë, pasi për pak sa nuk shënoi autogol.

Roma renditet në vendin e katërt me 47 pikë. Juve është në vendin e tetë me 35 pikë.