HomeLifestyle

Këngëtarja shqiptare rreh të dashurin, pasi dyshonte se e tradhtonte

Këngëtarja shqiptare rreh të dashurin, pasi dyshonte se e tradhtonte

Këngëtarja Era Rusi ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”, për të promovuar bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtaren Remzie Osmani, me titull “Telat e Zemrës”.

Gjatë intervistës, Era zbuloi se tashmë nuk është në një lidhje dhe se po pret “princin” e saj.

Mirëpo moderatori Arjan Çani e ngacmoi në lidhje me historinë e shkuar të dashurisë, ku Rusi pranoi se kishte rrahur ish të dashurin e saj.

“Ishte thjesht një moment!

Për herë të parë në jetën time, dola nga rrobat dhe u zgjova pasi gjithë ky tmerr përfundoi.

E godita me ç’të mundja. Mendova se më tradhëtoi. Tashmë, normalisht që nuk jemi më bashkë”, tha ajo.